Bota shqiptare - Il mondo albanese
Gazeta e shqiptarėve nė Itali
Il periodico degli albanesi in Italia
KUSH JEMI / CHI SIAMO

Bota Shqiptare Viale Tito Livio 8, 00136 Roma Italia tel/fax +39 06 35453074• cel+39 339 3798796• email redaksia@botashqiptare.net

Viti VI i botimit, Nr. 113 - Gusht 2004

BOTA SHQIPTARE del çdo dy javë, në pikëshitjet e e gazetave me shtyp në gjuhë të huaj në të gjithë Italinë
E përmuajshmja e "Botës shqiptare"
24 faqe me ngjyra. Vetëm 1 Euro.
Botimi më i ri i shtëpisë botuese “Bota shqiptare” ringjall titullin e së parës gazetë në gjuhën shqipe, botuar në 1848 në Napoli nga Jeronim De Rada . “Shqiptari i Italisë i 2004-ës vjen pas 156 vjetësh si gazetë kushtuar jetës së mërgimtarëve të rinj në Itali: Personazhe, kronika, udhëtim i djeshëm dhe i sotëm nëpër Itali, informacion mbi ligjet dhe të drejtat tona përgatitur nga avokatë të specializuar. Po aty ku gjeni “Botën shqiptare”: në të gjitha qytetet e Italisë.
Listat e pasaportave
Ke bërë kërkesën për marrjen e pasaportës në konsullatën shqiptare të Romës apo Milanos dhe nuk e di nëse është gati? Kontrolloje në "Bota shqiptare" dhe "Shqiptari i Italisë". Konsullatat shqiptare botojnë vetëm aty listat e plota të pasaportave të gatshme për t'u tërhequr.
Abonohu

abonime@botashqiptare.net

Dy fjalė pėr kėtė libėr dhe pėr autorin e tij
Indro Montanelli dhe "Shqipėria njė dhe njėmijė"

nga Aurel PLASARI
 

Qė Shqipėria njė dhe njėmijė ėshtė libėr i njė shkrimtari kontrovers, aq mė mirė. Aq mė mirė edhe ngase ky shkrimtar kontrovers ėshtė vetė Indro Montanelli zėmadh: gazetar ndėr mė tė zotėt, historian ndėr mė tė shquarit jo vetėm italianė, por edhe europianė. Ai ėshtė shkrimtar kontrovers posaēėrisht nė kėtė libėr: jo vetėm pėr nga fryma e njė agjit-propi tė caktuar ideologjik qė fryn kur-e-kur faqeve tė tij, por edhe pėr nga ato lajthime tė tij historike qė mund tė na ngjajnė neve sot qesharake; pėr ndonjė, ose mė shumė se ndonjė, punė-pa-mend qė formulon lidhur me ēėshtjen e besimeve tė shqiptarėve, pėr shembull pėr krishterizmin orthodhoks apo Islamin shqiptar; po ashtu pėr njė pėrmasė gati monomaniake kolonializmi ekonomik e kulturor tė cilėn, me sa kuptohet, nė kohėn kur shkruante pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nuk e ka pėrmbajtur dot.
Sė paku prej 1937-s, kur shkruante pėr lexuesit italianė njė numėr "korespondencash" dhe "reportazhesh" qė ia bėnė emrin tė njohur si gazetar: nga Spanja, nga Finlanda, nga Polonia, si dhe nga Shqipėria (Shqipėria e vjetėr dhe e re, shėnime udhėtimi, nė "Nuova Antologia", 1939, fasc. 1610, ff. 366-385 etj., shėnime qė do tė shndėrroheshin nė kėtė libėr kėtu), Montanelli ishte "fashist i thekur" (fascistissimo), sikurse kolegėt e tij e quanin. Mbase pėr kėtė arsye mė vonė njė pjesė tė kėtyre "korespondencave" dhe "reportazheve" ai nuk donte t'i kujtonte. Pėr shembull: ato pėr fushatėn famėkeqe nė Greqi. Por edhe kėtė libėr pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, me sa dukej, ai donte ta fshinte nga kujtesa. Le mė njė novelė qė e pati fshehur thuajse xhelozisht, Lukė Preka, dy bejlerėt (1942), pėr tė cilėn as donte tė dėgjonte. Mbas 1993-shit, kur nga Shqipėria u interesuan tė merrnin prej tij njė lejė pėr botimin nė shqipe tė kėtij libri, Shqipėria njė dhe njėmijė, ai refuzoi nė heshtje, me ngulm. Mė 1997-n, mandej, shkroi pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt pohime qė i zbrisnin ata poshtė thuajse pėr tė njėjtat veti pėr tė cilat i pati ngritur lart, madje duke u kėnduar himn, te Shqipėria njė dhe njė mijė. Dukeshin punė-pa-mend, nga ato pėr tė cilat ai njihej. Nga ato qė pati formuluar, fjala qė vjen, edhe pėr "revolucionin hungarez", duke mos e kuptuar aspak pozicionin e kardinalit Mindszenthy si mbrojtės i kurorės sė Shėn Stefanit. "Zoti e di kush ia shtiu nė mend Montanellit njė marrķ tė tillė", do tė ngrinin supet vonė kolegėt e tij. Njė monarkist qė pa-gjė-tė-keq tradhton monarkinė? Njė fashist qė pa-gjė-tė-keq gdhihet komunist? Kur nė vitin 2000 njė lexues nė "Corriere" e pyeti nė pati shkruar artikuj mbi fushatėn italiane tė 1941-shit kundėr Greqisė, ai i ra mohit me qetėsi, duke iu pėrgjigjur se qe fjala pėr ndonjė "korespondencė tė rastit", kur ēėshtja qe pėr plot 28 artikuj, pra pėr njė libėr tė rėrė! Mirėpo i tillė qe Montanelli. Ose, mė sak, e tillė duket tė jetė tipologjia e personazheve si ai: shkrues tejmase tė aftė, por me njė aftėsi qė u shėrben edhe pėr tė mbuluar e pėrligjur nė mėnyrė polemike, madje duke ngulmuar se vetėm ata kanė tė drejtė, shpėrdredhimet e tyre politike, historike, institucionale, tė cilat i bėjnė qė tė shpenzojnė beau style dhe maītresse pėr tė shkruar njėherėsh gjithēka dhe tė kundėrtėn e gjithēkaje.
Tė merremi vesh: tė njėjtėn tipologji do tė kishte pėrfaqėsuar Montanelli edhe sikur mė 1938-n, ndėrsa shkruante "korepondencat" pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė kishte qėlluar jo fashist, por komunist. Pozicionimi i shkrimtarit qė vjen nė gazetari nga fusha e historisė e vuan kėtė rrezik: vetė tė shkruarit e historisė, gjithsesi, njė trajtė idelogjie ėshtė, sado tė duket befasues ky pohim. Ideologjitė – mė shumė fatmirėsisht se fatkeqėsisht - ndryshojnė dhe, rrjedhimisht, ndryshon edhe historia qė historiani shkruan. Kėshtu ka ndryshuar ajo gjithmonė, sikurse na mėsonte Finlay nė leksionet e tij tė Cambridgeit: do tė mjaftonte tė kujtonim vetėm prej antikitetit varganin Herodot- Tuqidid- Tit Liv- Tacit- Kas Dion etj. Dhe po kėshtu do ta ndeshnim kėtė tė vuar, si ndryshim hipostazash ideologjike, thuajse pa pėrjashtim tek e gjithė sėra disashekullore e atyreve qė i quajmė "udhėtarė nė Orient", prej tė cilėve, meqė ra fjala, nuk kemi shijuar ende sa do tė duhej piktoreskun mbi Shqipėri dhe shqiptarė. Nėse i pari syresh prej Gadishullit italik pati qenė njė Pietro della Valle (1672), Indros i bie tė jetė njėri ndėr tė fundmit trashėgimtarė tė zhanrit magjepsės. Edhe, nėse udhėtarėt e qėmoēėm, tė kohės sė Della Valles e mbas tij, lakmonin aq fort bizaritė dhe tuhafėritė, deri edhe duke shkruar udhėpėrshkrime tė rrejshme pėr vise qė kurrė nuk i patėn shkelur dhe popuj qė kurrė nuk i patėn parė, Montanelli padyshim mund tė cilėsohet si ndėr shkrimtarėt mė realistė sa u pėrket pikėrisht njohjes, studimit dhe pėrshkrimit tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Kjo atij nuk mund t'i mohohet.
Pėr kėtė arsye, me gjithė pasaktėsitė e aty-kėtushme qė nė kėtė libėr tė tijin ndeshen, me gjithė traditėn e bizarive apo tuhafėrive prej tė cilave as ai, si bir i denjė i udhėtarėve tė qėmoēėm italikė, nuk ka hequr dorė plotėsisht, librin e tij ėshtė mė mirė ta njohim sesa t'ia lėmė pluhurit tė bibliotekave italiane. Duke e zhveshur prej leskrave tė ideologjisė sė kohės, me siguri mjaft gjėra do tė na mbeten prej leximit tė tij: do pėrfundime qė qėndrojnė ende nė fuqi dhe qė dėshmojnė mprehtėsinė e vrojtimit, njėherėsh tė analizės dhe sintezės, tė gazetarit shumė tė aftė qė ai ishte. Rrjedhur prej tyre, edhe njė varg tė vėrtetash gjithnjė tė pazvenitura nga kalimi i kohės, madje befasueshmėrisht tė pazvenitura, qė pėr mendimin tim ndodhen nė pikėprerjen e asaj ēfarė ėshtė historike me atė ēfarė ėshtė e pėrpjetshme te shqiptarėt. Duke qenė se tė vėrteta tė tilla nuk ndodh tė nxirren nė dritė prej ēdofarė gazetashkruesi tė huaj, ato i bėjnė nder zbuluesit dhe formuluesit tė tyre duke vėrtetuar se "montanellėt" nuk mbijnė nė gazetari oreēast, mbrapa ēdo kioske gazetash.
Pėr mua, si pėrkthyes, ka pėrbėrė pėrjetim kėrshėror marrja dhe dhėnia me njė tekst tė kėtillė, tė njė inteligjence aspak tė zakonshme, sikurse janė tekefundit e shumta e teksteve montanelliane. Mbas pėrkthimit tė Fallacit (2000) dhe tė Malapartes (2003), me emrin e Montanellit kam provuar kėnaqėsinė tė bashkėrendis ngjitmas njėri-tjetrit, nė pėrkthimet e mia, tre emrat madhorė tė gazetarisė, pėrkatėsisht shkrimtarisė dhe historisė, italiane.

 

Bota Shqiptare - Gazeta e shqiptarėve nė Itali


Main Menu

LIBRA

Shqiperia nje dhe njemije
Indro Montanelli, Albania una e mille. G.B. Paravia & C., 1939
në shqip nga Aurel Plasari

“Bota Shqiptare” ka botuar të plotë njërën prej punëve “të fshehta” të princit të gazetarisë italiane Indro Montanelli. Në përkthimin mjeshtëror të Aurel Plasarit lexuesit i jepet mundësia të njohë librin në “premierë” para botimit të vëllimit që po përgatitet nga Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit.



(ndarja e kapitujve është sipas botimit në gazetë)


Bota Shqiptare-Il Mondo Albanese. ISSN 1720-3678. Associato a USPI, Unione Stampa Periodica Italiana.
Për përdorimin e materialeve të këtij siti lutemi kontaktoni redaksia@botashqiptare.net