Pothuajse pesėmbėdhjetė vjet kanė kaluar tashmė qė nga ekzodet e mėdha tė shqiptarėve drejt Italisė tė vitit 1991 dhe gjithnjė pyetjes se pėrse u dyndėm ashtu brigjeve tė vendit fqinj nuk ia gjejmė dot njė pėrgjigje qė tė na qetėsojė. Ose mė mirė, aq shumė pėrgjigje na sillen rrotull, sa nuk mund t'i besojmė plotėsisht asnjėrės. Por tanimė rrjedha e viteve mund tė ndihmojė pėr tė paktėn njė ripeshim tė arsyeve, pėrtej emocioneve tė rastit ose shterpėsisė akademike; pėrtej analogjisė, krahasimeve biblike dhe antropologjisė sė birrarive. Vetė tė dyndurit e asaj kohe e kėrkojnė njė pėrgjigje - ose qindra mijėra shqiptarėt qė morėn nė zotėrim kalatat mė parė tė portit tė Durrėsit e mė vonė tė Barit, pėr t'u shpėrndarė pastaj si refugjatė kampeve, mbyllur si bagėtia vathėve tė stadiumeve, gėnjyer e kthyer nė atdhe me dredhi levantine. E kam fjalėn pėr tė gjithė ata qė jetėn e tyre tė sotme, pėr mirė a pėr keq, pėr kob a pėr hajėr, ia detyrojnė momentit fatal kur e prenė mendjen pėr tė ikur, pėr ta lėnė vendin, pėr t'i larė hesapet me tė shkuarėn, pėr t'u ndarė nga kujtimet, pėr tė braktisur tė djeshmen. Djem tė rinj tė pakategorizueshėm, familje me fėmijė tė vegjėl qaramanė, fise tė tėra vėllezėrish me prindėt pleq ngarkuar nė kurriz, ish tė dėnuar politikė me libra nėn sqetull, mėsues fshati e poetė tė provincės, hajdutė xhepash, pilotė nėndetėsesh, violoncelistė, dezertorė tė ushtrisė, agjentė tė sigurimit tė shtetit, minatorė, ēifte adulterėsh, vajza me barrė, jevgj me orkestra, njerėz tė sapodalė nga burgjet dhe nga spitalet dhe nga shkollat korrektuese, fytyra, sy tė ēakėrritur, dhėmbė herė tė bardhė e herė tė prishur, erėra tė rėnda, uri, etje, jashtėqitje, ofshama, kllapi. As mund tė harrohen, as mund tė pastrohen lehtė nga kozmetika e mėpasme e mediave, shtrembėrimet e rastit, narrativizimet, orvatjet pėr tė vendosur rregull nė kaosin primordial tė zhvendosjes, teoritė e komplotit, teoritė e panikut, epika e ringjallur e racės, racizmit dhe kėrcėnimit racial. Kujtimet qė na kanė mbetur sot nga ato ditė gri tė marsit 1991, e mė pas nga tė tjerat ditė, njėlloj gri, tė gushtit tė po atij viti, janė tanimė tė pėrziera me shpjegimet qė u kemi dhėnė dyndjeve ne vetė, ose tė tjera elaborime qė kemi dėgjuar prej tė tjerėve, ekspertėve, specialistėve, profesorėve tė katedrave, politikanėve televizivė. E megjithatė, herė pas here e kapim veten nė mendime, pėr tė deshifruar enigmėn e vullnetit tė atėhershėm. Pse ikėm?
Totalitarizmi, shtypja e pamėshirshme, persekutimi politik, papunėsia, varfėria e pėrgjithshme, kriza ekonomike, mbyllja e industrive, mungesa e dritės dhe ujit tė pijshėm, ndjenja e pėrgjithshme e braktisjes dhe e alivanisė sociale, parandjenja e njė katastrofe iminente, perceptimi i pėrmbysjeve politike si kataklizma, prishja e rendit tė sendeve, thėrmimi i autoritetit politiko-patriarkal, zhdukja e shtetit nga horizonti i perceptimit - tė gjitha kėto arsye janė sjellė shpesh dhe me tė drejtė si faktorėt qė e precipituan ikjen, duke i shtyrė shqiptarėt pandalshėm drejt ultėsirave bregdetare dhe porteve, nė kėrkim tė njė anijeje tė rastit pėr t'u bartur tutje. Njėlloj sikurse ėshtė folur, po aq me tė drejtė, pėr mitin e Perėndimit tė ushqyer nga radioja dhe televizioni italian, reklamat shumėngjyrėshe, mallrat qė arrinin t'i depėrtonin barrierat politike, shampot dhe karamelet, kapėset e flokėve dhe pantoflat, magnetofonėt dhe brisqet plastike tė rrojes, kanoēet e "Fanta"s dhe ēakmakėt transparentė; atė mit njėlloj tė harlisur nga mbyllja e pėrgjithshme, telat me gjemba, kufijtė e ruajtur me prozhektorė dhe me qen, ndėshkimi i rėndė penal i "krimit" tė arratisjes, demonizimi i atyre pak tė huajve gjatovina qė u merrte koka erė tė vizitonin Shqipėrinė e tė ecnin turfullues rrugėve tė Tiranės duke lėnė pas vrragėn tunduese tė parfumeve tė padeshifrueshme. Pėr shumėkėnd ikja masive e shqiptarėve prej Shqipėrie, gjatė vitit 1991, ishte rezultat i kombinimit fatal tė torturės sė tik-takut tė ekzistencės sė pėrditshme me forcėn e dėshirės pėr transhendencė tė menjėhershme.
Por ka edhe mė. "Partire č un po' morire", thonė italianėt; dhe nga kjo pikėpamje ekzodet e asaj kohe ishin edhe inskenim gjigant i njė vetėvrasjeje kolektive; i ngjashėm me ēka tentojnė ndonjėherė aq enigmatikisht balenat, kur e lėshojnė veten shakull brigjeve tė shkreta tė Kanadasė ose tė Argjentinės. Kjo sepse nė shpirtin e munduar tė shqiptarit tė atėhershėm, kulti i fshehtė i vdekjes mbahej i gjallė edhe duke u organizuar rreth ritualit njėlloj tė fshehtė tė arratisjes, pavarėsisht nga sa hermetikisht mbyllej Shqipėria duke i pėrsosur sistemet e sinjalizimit elektronik tė paranojės totalitare, telat me gjemba tė cilėsisė sė lartė, prozhektorėt milionaqirinjsh, motobarkat mitraluese tė shpejta si rrufeja, kufitarėt syshqiponjė tė pėrzgjedhur nga komisione tė rrepta okulistėsh, qentė njėlloj sypafjetur e me nofulla aq tė partishme. Arratisja vetė pėrfytyrohej si dalje e plotė nga universi, ose tejbartje e jetesės drejt njė pėrmase tė paarritshme; pse kurrfarė shprese nuk mbetej pėr njė ribashkim nė tė ardhmen, ose njė mundėsi pėr ta riparuar njėfarėsoj ndarjen e pėr ta mjekuar disesi mallin. Megjithatė, cili prej nesh nuk ka menduar ndonjėherė pėr arratisje i ndodhur pėrballė detit ose edhe mė keq, i ballafaquar me siluetėn pothuaj surreale tė njė ishulli a mali tė tjetėrkujt, madje edhe thjesht me dritat e largėta tė njė qyteti tė huaj? Vallė nuk ėshtė kjo shprehje e dėshirės njerėzore aq tė natyrshme pėr ta shpėrthyer njė derė tė mbyllur, ose pėr t'i kėputur vargonjtė; ose edhe vetėm e dyshimit se kjo mbyllje, ky izolim, kjo burgosje tradhtonte dėshirėn, sado subliminale e tė pavetėdijshme, pėr fluturim? Rrėfenjat e ikjeve tė suksesshme, natėn me not trupin lyer me graso ose dhjamė nė errėsirė mes pėr mes thikave tė prozhektorėve ose ditėn mes pėr mes suferinės shiut stuhisė ortekėve ujqve, njėlloj si legjendat e dikurshme pėr sprova heronjsh tė pamundshėm, qarkullonin gojė mė gojė sė bashku me lajmet e zėrat e zhurmat pėr trupa gjetur gėrxheve tėrhequr zvarrė me kuaj fshatrave ose ngrirė nė borė ose mbytur e ngrėnė prej peshqve peshkaqenve qenve. Njė liri e paguar kaq shtrenjtė doemos do ta meritonte sakrificėn supreme.
Natyrisht, dyndjet e vitit 1991 nuk e kishin kėtė rrezikshmėri; pse shteti nė atė kohė kishte bėrė harakiri dhe nuk po ia dilte dot as tė mbante bashkė rropullitė qė i derdheshin varg nga barku i ēarė; mirėpo hija e rėndė i kishte mbetur, tė paktėn nė psikologjinė kolektive tė tė munduarve tė djeshėm. Hordhitė e papėrmbajtura tė refugjatėve, nė portet e Durrėsit apo tė Barit, kacavarur anijeve pėr t'ua hipur ose sipas rastit, pėr t'ua zbritur, po e shkruanin gjeografinė e zhvendosjes dita-ditės, improvizueshėm, me intuitėn qė tė jep dėshpėrimi. Sepse ai ekzod nuk ishte njė lėvizje e rėndomtė mėrgimtarėsh nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė; as mund tė inkuadrohet kėnaqshėm nė tablonė dinamike tė demografizmit evropian tė fundshekullit XX, pavarėsisht nga tė gjithė ata gazetarė, komentatorė dhe llafazanė qė vrapuan ta paraqitin si metaforė fatale tė ēfarė e priste Perėndimin prej Lindjes, pas shembjes entuziaste tė Murit tė Berlinit. Shqiptarėt e nisnin udhėtimin tė vetėm ose nė grupe tė vogla, bashkuar rreth dėshirės pėr ikje ose shkėputje ose ērrėnjosje tė krejtėsishme; por pėrfundonin brigjeve pėrkundruall si atome tė ēakėrdisura tė njė turme pothuajse primordiale, pothuajse kėrcėnuese. Mediat italiane e vunė re kėtė menjėherė, dhe e patėn patjetėr mė tė lehtė t'i flisnin publikut italian pėr rrezikun qė sillte me vete kjo turmė "zbatharakėsh" nė portat e Oksidentit, sesa tė shpjegonin rrezikun tė cilit kjo turmė mendonte se po i largohej pėrfundimisht. Qė prej Luftės sė Dytė Botėrore, shqiptarė dhe italianė kurrė nuk kishin qenė aq afėr njėri-tjetrit si popuj; por edhe vizionet dhe botėvėshtrimet kurrė nuk i kishin pasur mė tė ndryshme.
Analistėt e ekzodit tė vitit 1991 pėrmendin tani rregullisht precedentin historik tė pesė-gjashtė shekujve mė parė, kur komunitete tė tėra arbėreshėsh, pėr arsye qė mbeten pėr t'u shkoqitur, u zhvendosėn nga Arbėria e atėhershme pėr t'u vendosur nė Jug tė Italisė e anembanė Greqisė, ku jetojnė edhe sot e kėsaj dite. Mitografia jonė rilindėse e sidomos neorilindėse atė dyndje e ka shpjeguar rregullisht me nevojėn e tė ikurve pėr t'i shpėtuar "qenit turk", ose vendosmėrinė e aristokracisė sė krishterė pėr tė mos jetuar nėn zgjedhėn otomane. Tė tjerė autorė, mes tė cilėve frėngu Ducellier, ngulimet arbėreshe nė Itali e arbėrore nė Greqi i shohin mė shumė si rezultat krizash ekonomike, ose shpėrthimesh demografike. Njė historian gjerman, Stadtmüller, deri edhe vetė etnogjenezėn arbėrore e kėrkonte nė shpėrthimin demografik tė njė popullate dikur tė ngujuar nė pllajat e zonės sė Matit e tė Mirditės. Ngujim, rritje eksponenciale e popullsisė, shpėrthim katastrofal nė viset pėrreth - njė rregullsi e tillė e dyndjes si formė ekzistence gjatė njė krize sociale ndeshet pothuajse rėndom nė historinė e shqiptarėve nė Ballkan; edhe pse pėrfshirja e tyre nė perandorinė bizantine mė parė dhe otomane mė pas ua lehtėsoi doemos zhvendosjen e lirė, pushtimin e hapėsirave, ose dominimin pa kushte tė gjeografisė si rrallėtjetėr popull nė Ballkan dhe nė Evropė. Kufij tė tillė artificialė, si ato tė vitit 1913 e tė Pasluftės I Botėrore; por sidomos shndėrrimi i gjeografisė nė burg prej regjimit komunist pas Luftės II Botėrore, ishin vetvetiu nė kundėrvėnie, flagrante e tė papranueshme, me logjikėn e historisė. Simbolikisht, vulosja e kufijve ishte goditje e rėndė qė i bėhej shqiptarit; nė atė masė qė fyerja e traditės nomadike kombinohej me pamundėsinė pėr t'u ngushėlluar me hapėsira perandorish tė gjithfarshme. Kjo e ushqeu nė vite dėshirėn pėr dalje, ikje, largim, lėnie, arratisje; madje edhe nė shpėrpjesėtim me masėn e mirėfilltė tė vuajtjes dhe pėrfytyrimin ēfarėdo pėr universin "pėrtej"; duke e selitur atė dėshirė deri nė atė shkallė sa, me heqjen e barrierave dhe ndryshkjen e thėrmimin e vargonjve, tė merrte nė kontroll vullnetin e qindra mijėrave.
Megjithatė, barrierat janė hequr edhe tjetėrkund nė Evropė; vargonjtė janė ndryshkur edhe nė tė tjera klima, ndoshta edhe mė tė rėnda se tė Shqipėrisė; por ekzode tė tilla nuk kanė ndodhur, madje edhe kur brigjet dhe toka e premtuar kanė qenė aq afėr sa Italia Shqipėrisė. Kėtu argumentet qė e shpjegojnė dobėsinė intrinseke tė lidhjeve midis shqiptarit dhe tokės shqiptare me natyrėn nė thelb shtegtare, mėrguese, zhvendosėse tė kulturės shqiptare nė shekuj vetėm sa e mbyllin debatin, por pa i dhėnė zgjidhje. Nė tė vėrtetė, Shqipėria qė lanė pas vetes tė ikurit e vitit 1991 nuk ishte "atdhe" nė kuptimin tradicional tė fjalės, as tokė e perceptuar si shtrat ku i lėshonin rrėnjėt individėt, familjet e komunitetet. Gjysmė shekulli totalitarizėm, pesėdhjetė vjet tė njė politike ekonomike vetėvrasėse tė shndėrrimit tė pronės private nė pronė shtetėrore, nėpėrmjet shpronėsimit, shtetėzimit, shoqėrizimit, nacionalizimit, sekuestrimit, kolektivizimit, kooperativizimit, tufėzimit, por edhe tė jetėrsimit tė plotė tė pronės publike nga publiku, mjaftuan pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nė njė truall tė askujt, tė administruar vetėm nga ēizmja vertikale e shtetit. Pesė dekada me radhė megafonėt e palodhur tė regjimit u shpjeguan shqiptarėve se socializmi qė ndėrtohej aq unikalisht nė Shqipėri konsistonte, nė thelb, nė dorėzimin ritual kuēedrės shtet tė gjithēkaje materiale qė kishte tė bėnte me tokėn, plėngun, shtėpitė, oborret, lopėt, kamionėt, karrocat, deri edhe karriket me rrota tė ulokėve; nė kuptimin qė shteti vetė, i hipertrofizuar deri nė shėmti, po shfaqej para sė gjithash si gjeografi, duke pėrshėndetur nga shpatet e maleve me fjalėt "Parti-Enver", nga arat e punuara dhe plantacionet qė prodhonin pėr eksport, nga oxhakėt aq tė kremtuar tė industrive tė rėnda tė kromit e tė ēelikut strategjik, nga frėngjitė e ftohta tė bunkerėve nė pejzazhet bregdetare, nga ndėrtesat e bardha eksperimetale tė komiteteve tė Partisė nė rrethe, nga statujat e udhėheqėsit nė bronx shesheve, nga emrat qesharakė tė rrugėve e rrugicave. Shqipėria e fundviteve 80 ishte tanimė nginjur e mbytur nė sekrecionet e shtetit kutėrbues e nekrotik tė Ramiz Alisė. Qindra mijėrat e shqiptarėve qė shpasaportizuan vetveten pėr t'u zhvendosur pastaj drejt Italisė e Greqisė gjatė kolapsit tė pėrgjithshėm tė institucioneve ndoshta largoheshin nga e shkuara e tyre, fėminia, tė afėrmit, familiariteti prej qelie burgu, qielli i kaltėr parė pėrmes njė dritareje me hekura; por nuk mund tė thuhet se largoheshin prej Shqipėrisė, as se po braktisnin njė atdhe qė nuk ekzistonte kurrkund, pėrveēse poezive tė librave tė kėndimit tė fillores.
Pesėmbėdhjet vjet pothuajse kanė kaluar qė prej asaj kohe kur Shqipėria e prezantoi veten nė Evropė si njė lloj kundėrvrime tė zezė, ose rrugėhyrje tė kaosit nė mjedisin gjeometrikisht aq tė rregulluar tė galaktikės perėndimore. Tė ripėrmasuar, historinė e incidenteve tė ikjes e pamė tė pėrsėritej nė vite sipas formash tė larmishme: trafiku i klandestinėve dhe i prostitutave, gomonet, tregtia e vizave. Me shtimin e kontakteve njerėzore, miti i Evropės si tokė e premtuar erdhi duke e humbur energjinė vetėriparuese, nė njė kohė qė Shqipėria vetė filloi t'i shkundė prej shpinės mbetjet e epokės totalitare, pėr t'u rikthyer nė atdhe tė ėmbėl tė shqiptarėve: tė rinj dhe tė vjetėr, tė ikur dhe tė ardhur, tė kthyer dhe tė arratisur rishtas. Megjithatė, kujtimi i vitit fatal 1991 na ka mbijetuar neve tė ikurve, para sė gjithash, nė trajta tė njė ankthi tė lehtė pamundėsie pėr t'u ngulitur e hedhur rrėnjė kudo, ose tė perceptimit tė vetes nė njė limbo midis dy botėsh ku njėlloj nuk po pranohemi plotėsisht. Duke u pėrpjekur tė kuptojmė e tė shpjegojmė shkaqet e ikjes sė atėhershme, tė gjithė shpresojmė se do tė mund t'i afrohemi, sado pak, zgjidhjes sė krizės ekzistenciale qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr gjithnjė e shoqėron brezin e parė tė tė ikurve - megjithėse kjo ėshtė edhe dhimbja e Shqipėrisė vetė qė, si edhe herė tė tjera, reagoi ndaj krizės duke u shpėrhapur nė gjeografi. Vetėm se nė dallim nga tė tjera dyndje e zhvendosje popullsish shqiptare nė tė shkuarėn, kjo e tanishmja ende nuk e ka shteruar momentin e vet qendėrikės; prandaj edhe ēdo orvatje pėr shpjegimin e saj, qėmtimin e arsyeve dhe motiveve, inkuadrimin e saj nė zhvillime politike tė pėrbotshme, nuk mund tė mbetet jashtė tė njėjtit proces historik shqiptar post-totalitar, i tė cilit jemi tė gjithė njėkohėsisht aktorė, spektatorė dhe kritikė.
Ardian Vehbiu
Bota
Shqiptare - Gazeta e shqiptarėve nė Itali
|