Lajmi i Ministrisė sė Jashtme Shqiptare mbi largimin e afėrt tė ambasadorit tonė nė Romė, Pėllumb Xhufi, pėr "arsye personale" tė turbullon mendimet, veēanėrisht pėr motivin e zgjedhur: ndėr mė tė vjetrit e tė padeshifrueshmit kur ėshtė fjala pėr tė dhėnė fare pak/aspak shpjegime. Kjo nė dukje, sepse nė fakt e sidomos pėr kė ka patur rastin tė rrahė korridore dikasteresh, nuk paraqitet i vėshtirė leximi midis rreshtave i tė tjera tė vėrtetave tė hidhura e tė dhimbshme, pėr fat tė keq ende tė pranishme e tė ngjashme me ato tė shumė viteve tė kaluara.
Nuk ėshtė fjala kėtu pėr t'u fosilizuar mbi njė transferim tė rėndomtė e rutinė, as pėr tė mbėshtetur nė kėto ēaste mikun e ēmuar e kolegun e respektuar Xhufi, mbasi pėr karakterin e tij tė lartė kishte pėr tė qenė njė gjest i hedhur dėm. Ēėshtja ėshtė mė delikate dhe ka tė bėjė me njė shqetėsim madhor: binomi institucione-intelektualė.
Kujtoj, shumė vite tė shkuara, kur ende rronim nėn diktaturė, njė artikull nė "Zėrin e popullit" tė Ylli Popės me titullin kuptimplotė: "Nė kėrkim tė kohės sė humbur". Efektet tronditėse dhe mesazhet e pafundme qė ēliroi patėn qenė pėrtej ēdo imagjinate, si tė ishte fjala pėr njė broshurė shpirtėrore qė me urtėsi lajmėronte nėn njė frymė thuajse biblike fundin e njė tė keqeje tė madhe dhe tregonte nė tė njėjtėn kohė kush do tė duhej ta merrte nė dorė e ta ēonte pėrpara shpresėn e njė populli. Sinteza ishte e qartė: intelektuali i ndershėm, i devotshėm, me ide tė kthjellta, mentalitet tė hapur dhe pėrgatitje tė lartė, larg ēdo paragjykimi. Ishte prova e padyshimtė se Shqipėrisė sė varfėr dhe tė terrorizuar nuk i mungonte ky profil intelektuali.
Por, si nė dy anėt e njė medaljeje, nuk i mungonte as ai tjetri, intelektuali mediokėr apo i improvisuar, qė do t'i bėnte karshillėk tė parit, si njė bar i keq qė rritet sa hap e mbyll sytė, i imunizuar e i mimetizuar nė ēfarėdo rrethane, nė gjendje tė mbijetojė e tė dominojė. I pari ishte me karakter, i pėrmbajtur e delikat, i dyti pa skrupuj, agresiv e arrogant. Nė kėtė ndeshje titanike harxhet do t'i paguante i pari. I sulmuar, denigruar, mėnjanuar, deri dhe i fyer, flakej/vetėflakej sistematikisht nė orbitėn e harresės dhe shtyhej nė kufijtė e humbėtirės, ndėrsa nė tavolinat e pleqėrimt dhe tė marrjes sė vendimeve trashte rrėnjėt figura e mediokrit.
Dhe nė tė vėrtetė ėshtė ky tip intelektuali qė pėrgjithėsisht u vetėvendos nė qendėr tė vėmendjes dhe iu vu punės pėr afirmimin e bashkėpunėtorėve sa mė tė paaftė tė pėrzgjedhur mbi kritere tarafllėku e njohjeje, mjaft qė tė pranonin e tė respektonin logjikėn e klanit. Interesat e ngushta e posaēėrisht ato tė kreut do tė qendronin mbi gjithēka, korrupsioni si lubrifikant i zellit tė shfrenuar do tė merrte pėrmasa tė frikshme.
Por qė punėt shkuan nė kėtė rrugė nuk mund t'i vihet pėrsipėr thjesht rastėsisė. Edhe pse druaj tė jap pėrshtypjen e fatalistit, nė rrjedhė tė shekujve historia i rezervoi shqiptarit njė jetė tejet tė trazuar qė nuk kaloi pa lėnė gjurmėn e vet nė "ADN-nė" e tij kulturore (nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės). Pėr mė shumė se 1500 vjet trojet shqiptare kanė pėrbėrė avanpostet nė kufijtė e perandorive universaliste qė i sunduan, vijėn ndarėse por dhe tė rivalitetit tė pėrhershėm midis Lindjes dhe Perėndimit. Me brezat e fuqishėm mbrojtės roli i tyre pat qenė mė tepėr strategjik.
Tė ndodhura tashmė larg hapėsirės gravitazionale tė metropoleve, autoriteti i institucioneve qendrore ndihej pak mbi to. Kjo dha shkas pėr njė zhvillim ekonomik, shoqėror e kulturor tė mbėshtetur kryeshisht nė traditat e ngushta lokale. Pėr shekuj institucioni i kanunit, bajrakut dhe shoqėria klanore mbetėn thuajse tė vetmet pika referimi.
Kėto forma organizimi me theks patriarkal luajtėn rol vendimtar nė ruajtjen e kohezionit etno-kultutor tė tokave shqiptare pėrballė makrokulturave asimilonjėse perandorake, gjė qė nuk mund tė thuhet pėr periudhat mė tė reja, kur prania dhe diktati i tyre u kthye nė njė faktor tė fortė frenues pėr hapjen e Shqipėrisė drejt botės sė qytetėruar. E vetmja pėrpjekje e vėrtetė por jetėshkurtėr pėr krijimin e shtetit modern dhe tė institucioneve pėrkatėse u shėnua nė periudhėn midis dy luftrave. Ishte shumė pak pėr njė proēes kompleks qė kėrkonte dekada e ndoshta disa breza.
Shteti modern, institucionet demokratike! Kėto ishin ndėr aspiratat mė tė mėdha nė fillim tė viteve 90-tė qė do tė duhej t'i hapnin Shqipėrisė rrugėn e pėrparimit e tė integrimit evropian. Por si mund tė shpresohej nė njė "mrekulli" tė tillė kur nė krye tė punėve u vu me pėrdhunė, prapaskena, intriga e makinacione intelektuali i improvizuar, tepėr dinak e i zhdėrvjelltė, pėr tė cilin qėllimi justifikon ēdo mjet?
"Arsye personale"! Ėshtė e habitshme se si jo rrallėherė terma tė hedhura pėr tė qenė memece flasin mė tepėr se ē'pritet. Duhej njė term i pėrzgjedhur pėr t'u vėnė kapak gjėrave. Ndėrsa nė fakt ēliron efektet e "kutisė sė Pandorės". Lė tė kuptosh se dikush ka qenė i interesuar dhe ka kontrubuar pėr ta ēuar punėn deri aty sa ambasadori Xhufi tė shtrėngohej tė jepte dorėheqjen. Pėrndryshe, nė vend qė tė nxitohej tė bėhej i njohur lajmi i trasferimit, mė sė pari, nėse do tė udhėhiqeshin vėrtet nga shqetėsimi se po rrezikonin tė humbisnin njė kuadėr e intelektual tė vlefshėm, kishte pėr t'u kundėrshtuar kjo dorėheqje dhe mė pas, duke dėgjuar me vėmendje shpjegimet e ambasadorit pėer vendimin e marrė, do t'i ishte dhėnė mbėshtetja e nevojshme pėr tė ēuar pėrpara i qetė detyrėn e tij.
Sepse personalisht mendoj qė dorėheqja pėr "arsye personale" nė shumicėn e rasteve fsheh probleme reale nė marrėdhėniet e punės me eprore e vartės tė stimuluara nga mėnyra krejt te kundėrta vlerėsimi tė rolit tė institucioneve, tė kompetencave, tė vendit dhe peshės sė gjithsecilit nė skakierėn qeveritare e burokratike, tė kontributit dhe tė vlerave tė ēdonjėrit pėr atė qė jep.
Nėse intelektuali i ndershėm i pėrmbahet logjikės se institucionit me sistemin e tij piramidal e kapilar ku ēdokush ka vendin dhe kompetencat e veta, ata qė e rrethojnė, qofshin lartė apo poshtė, rėndomė parapėlqejnė joinstitucionin, "unin", tarafin, vartėsin servil, informatorin, thjesht kapėrcimin dhe shkeljen e kompetencave.
Kujtoj diplomatė e deri shoferė qė ngarkoheshin me detyrė nga ministri pėr ta informuar mbi gjithēka bėnte ambasadori (i jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė): ku shkonte, me kė takohej, me kė fliste, ē'bisedonte e ē'pikėpamje shprehte (dhe kėta kishin fillin e drejtpėrdrejtė telefonik me ministrin); kujtoj ministrin qė u ngarkonte detyrė tė gjithė diplomatėve tė pastronin oborret e pėrfaqėsisė diplomatike; kujtoj ministrin qė organizonte nė selinė e ambasadės mbledhje "tė hapura" tė kolektivit pėr tė nxitur personelin tė fliste kundėr titullarit; kujtoj diplomatin "demokrat" (qė ende sot militon nė radhėt e diplomacisė shqiptare me sa duket vetėm pse ėshtė konsideruar i pėrndjekur i regjimit komunist) qė i deklaronte ministrit faqe tė gjithė tė pranishmėve se indinjohej me faktin qė nėpėr muret e ambasadės nuk shiheshin tė afishuara parulla pėr Partinė Demokratike (!!!). Ja pra kush ishte realisht koncepti institucional i "etėrve senatorė" tė Tiranės, i kuadrove, funksionarėve e deri i punonjėsve tė thjeshtė tė dikastereve dhe jo vetėm.
Kėto "direktiva" e ēudira lėnė shije edhe mė pikante kur kujtoj, nė kontrast me to, ndonjė fragment emblematik tė qėmtuar gjatė marrėdhėnieve me dikastere tė shtetit italian, ku mirė apo keq institucionet dhe figura e kuadrit kanė vendin e tyre tė paprekshėm.
Punohej nė ato vite pėr kooperimin dypalėsh dhe nga drejtoria pėrkatėse e Farnezinės njė projekt i programit ishte zėvendesuar me njė tjetėr. Ambasadorit italian nė Tiranė, duke shfletuar faqet e programit, i bie nė sy ndryshimi. Nė ēast iu kthye drejtorit tė drejtorisė me njė ton tė ashpėr e llogarikėrkues: "Si ėshtė e mundur qė unė, ambasadori italian nė Shqipėri, nuk jam pyetur e nuk jam informuar pėr kėtė ndryshim ?" Drejtori i zėnė ngushtė nuk dinte ē'pėrgjigje tė jepte pėrveēse tė kėrkonte ndjesė per cėnimin aksidental tė kompetencave dhe tė autoritetit tė ambasadorit.
Tė gjitha kėto dėshmojnė pėr dy realitete qė udhėtonin nė plane krejtėsisht tė ndryshėm.
Ishin me mijėra intelektualėt e ndershėm qė nėn shtypjen e tė paaftėve dhe tė mbytur nga zhgėnjimi u shtrėnguan tė lėnė vendin. Ėshtė e qartė se largimi hemoragjik i kuadrove tė vlefshme forcon rakitizmin e institucioneve, ēon nė proēese rrezikshmėrisht e potencialisht tė pakthyeshme.
Po tė mos ishte pėr mėnyrėn se si po realizohet transferimi i ambasadorit Xhufi, do ta kisha shumė tė vėshtirė tė besoja qė shteti i sė drejtės nė Shqipėri, funksionimi i institucioneve dhe vlerėsimi i potencialeve intelektuale paraqiten edhe sot pas gati 15 vjetėsh nė njė pikė kaq fillestare.
E atėherė natyrshėm tė vjen pyetja ciceroniane: quousque tandem.! Deri kur.
edidulaj@hotmail.com
Bota
Shqiptare - Gazeta e shqiptarėve nė Itali
|