Lulėzimi i mitit negativ pėr shqiptarėt, qė harlisi nė kopshtin e infosferės italiane tė viteve '90, i detyrohet njė sėrė faktorėve me karakter tė ndryshėm. Por asnjė prej tyre nuk do ta kishte gėzuar "suksesin" e mitit nė skenėn mediatike, sikur ai (miti) tė mos kishte ruajtur njė farė koherence tė brendshme logjiko-narrative, nė thelb pėrcaktuese edhe pėr vetė mbijetesėn e tij. Mediat italiane tė dhjetėvjeēarit tė kaluar skulpturuan njė figurė tė shqiptarit me tiparet e kriminelit, prostitutės, hajdutit, pėrdhunuesit, shfrytėzuesit, trafikantit, dembelit, pisanjosit, injorantit, rebelit, kryeneēit, etj. Mirėpo, kjo ngrehinė mediatike do ishte shkėrmoqur pėrballė lėkundjes mė tė vogėl tė arsyes – a mund tė jenė tė gjithė shqiptarėt tė kėqinj? – sikur tė mos kishte patur mbėshtetjen antisizmike tė elementit "shqiptar i mirė".
Nėpėr emisionet televizive dhe faqet e gazetave, futur si pykė mes rrėfimeve pėr pėrdhunimet shtazarake grupore apo tė therjeve tė pėrgjakshme nė shesh, ndodhte qė shqiptarėt tė paraqiteshin si "qėnie njerėzore" normale. Zakonisht bėhej fjalė pėr histori pozitive emigrantėsh – qė zinin vend mė sė miri nė ekranet televizive apo nėpėr faqet e revistave tė patinuara – ose pėr pjesėmarrje nė emisione tė ndryshme, nga argėtueset e pastra deri tek talk show-t serioze. Italishtja e rrjedhshme, veshja nė modė, fytyra evropiane, kultura dinjitoze, binin doemos ndesh me imazhin e barbarit tė pėrēuar nga mediat, por jo nė atė masė sa ta fusnin nė krizė koherencėn brendore tė mitit negativ pėr shqiptarėt.
Pamjet e herėpashershme tė shqiptarit tė shkolluar, tė punėsuar, tė pastėr, pra tė integruar, pra "tė mirė", nė trupin e mitit kishin efektin imunizues tė njė vaksine, vlefshmėrinė e njė alibie solide, besueshmėrinė e arsyetimit tė paanshėm. Nė kėtė mėnyrė dr. Frankeshtainėt e mitit mund tė qėndronin tė qetė pėrballė ēdo hetimi sipėrfaqėsor, sepse mund tė thoshin "bindshėm" se nuk kishin folur gjithmonė keq pėr shqiptarėt. Shembujt, natyrisht, nuk u mungonin.
Nga ana tjetėr, pozitiviteti i disa paraqitjeve rezultonte sikur ishte pasojė e drejtpėrdrejtė e civilizimit perėndimor. Po tė hiqje mėnjanė pėrpjekjet qesharake (ndonjėherė naivisht tė teatralizuara) tė shqiptimit tė emrave "tė vėshtirė" shqiptarė, pjesa tjetėr qė mbetej ishte pjesa "e mirė", produkti i qytetėrimit dashamirės, mirėkuptues, tolerant, madje edhe ndaj guturalitetit kulturor mė tė ashpėr. Fotografitė e shqiptarėve nė vendet e punės, intervistat pėr historitė e dhimbshme, pėrfshirja nė botėn zbavitėse tė quiz-eve, por edhe sytė bojėqielli, flokėt e shkurtėra, kollarja e lidhur drejt, thellė thellė anonin tė nxirrnin nė pah natyrėn redentive tė qytetėrimit perėndimor. Efekti pėrkėdhelės i kėtyre imazheve, tė intonuara kėnaqshėm me sfondin e ri social, shtrihej nga ekranet deri tek gazetat, pėr tė pėrfunduar nė dhomėn e pritjes sė qytetarit tė mesėm, tipikisht i zhytur nė poltronėn e rehatisė ekonomike me telekomandė nė dorė. Jo krejt papritur, kėnaqėsia e njė farė publiku merr(te) trajtėn e kėnaqėsisė sė zbutėsit tė cirkut, qė sheh tek bisha e zbutur rezultatin e sipėrisė sė tij qėnėsore mė shumė se atė tė mundimit fizik.
Ndėrkohė, nė pėrditshmėrinė e jetės, tė gjithė shqiptarėt u shndėrruan nė "pėrjashtime". Sa herė i kanė dėgjuar fjalėt: "Non sembri albanese", ose "Tu non sei come gli altri albanesi", ose "Tani je bėrė italian", etj. nga kolegė, shefa, komshinj, tė porsanjohur, tė porsaprezantuar, qė nuk dinin as nga binte Shqipėria? Shumė herė, madje pjesa mė e madhe e tyre. Nė tė vėrtetė, pohime tė tilla presupozojnė njė njohje tė mirė tė shqiptarėve, parakuptojnė pėrpunimin e njė sėrė informacionesh, tė cilat lejojnė sė fundi krahasimin midis njė individi dhe bashkėsisė sė tij. Krahasim qė ecėn gjithnjė nė teh tė thikės, por tė paktėn e ka njė farė ligjshmėrie arsyetimore. Por nė cilėn "njohje" bazoheshin ata pėr tė cilėt shqiptarėt ishin sllavė dhe gjuha shqipe e pėrafėrt me greqishten? Nė cilėn njohje bazoheshin ata pėr tė cilėt shqiptarėt ishin nė thelb njerėz tė egjėr e tė pagdhendur? Natyrisht tek miti, qė si ēdo mit vepron kundėr mosnjohjes dhe tė panjohurės, duke i (ri)organizuar, pėrvetėsuar dhe ngjizur elementet e ndryshme konjitive, duke i ofruar mendjes njė kategori tė thjeshtė dhe totalizante. Nė kėtė kuptim miti ėshtė mė real se realiteti, sepse kėtij tė fundit i mungon struktura narrative mitike dhe si rrjedhojė plotėsia, argumenti, bindja. Gjithashtu, faktet reale jo gjithmonė kanė mundėsi hyrjeje nė parajsėn e mediave, si pasojė ėshtė njėlloj sikur tė mos ekzistonin, tė paktėn sipas arsyetimit tė detyruar nga ligjet e infosferės. Supremacia e mitit ndaj tė sė vėrtetės nuk mund tė vihet nė dyshim, e vėrteta ėshtė miti, ose e kundėrta.
Nė njė kohė kur presioni i mitit pėr shqiptarėt duket sikur e ka lehtėsuar trysninė e tij, paraqitja e "shqiptarėve tė mirė" pėrfton njė dukshmėri mė tė madhe mediatike, tė paktėn nė sytė e bashkėatdhetarėve. Duket sikur "shqiptarėt e mirė" janė shtuar, por vetėm nė sytė e atyre qė kujtonin se pjesa mė e madhe e shqiptarėve ishin shfrytėzues prostitutash dhe vjedhės banesash. Rasti i fundit ėshtė ai i revistės "Noi donne", qė botohet sė bashku me "Corriere della sera" (24 korrik 2004). Artikulli i gazetarit Marzio G. Mian titullohet "Albanesi: la musica č cambiata", njė shprehje italiane qė tregon se gjėrat kanė ndryshuar. Titull interesant, tėrheqės, ka edhe njė referim intratekstual me muzikantėt shqiptarė qė jetojnė nė Itali. Fotografia e pamungueshme ėshtė ajo e anijes sė eksodit nė portin e Barit dhe shoqėrohet nga ky koment: "Vi ricordate nell'agosto 1991 il primo biblico sbarco di profughi sulle nostre spiagge? Oggi da Tirana arrivano musicisti, imprenditori, medici. Che 'Lamerica' l'hanno davvero trovata qui". Nuk duhen aftėsi tė mėdha analitike pėr tė kuptuar se kjo fjali, ndihmuar nga titulli qendror, mund tė interpretohet edhe kėshtu: "Deri mė sot nga Shqipėria nuk na kanė ardhur njerėz tė mirė. Qė sot e tutje po vijnė shqiptarė tė mirė.". Megjithatė, ky interpretim i pasforcuar e gjen pėrgėnjeshtrimin e vetvetes brenda artikullit, aty ku "zbulohet" se si disa nga shqiptarėt e intervistuar kanė ardhur nė vitet '90 dhe ndonjė pikėrisht mė 1991, atėherė kur muzika ishte ndryshe.
"Shqiptarėt e mirė" kanė ekzistuar gjithnjė, kanė pėrbėrė pa dyshim shumicėn, por shumicėn e heshtur, atė qė nuk i tėrheq prozhektorėt e telekamerave dhe as pyetjet kinse tė thella tė gazetarucėve. Kėta mjekė, muzikantė, teknikė, imprenditorė, artistė, studentė, etj., qė zėnė denjėsisht sot faqet e revistės kanė qenė edhe "atėherė", kur i duhej tė kacafyteshin pėrditė me mitin negativ pėr identitetin e tyre, si dhe tė gėlltisnin nė heshje pseudokomplimenta tė llojit "sembri un italiano". Po "atėherė" ku ishin mediat italiane? Apo, siē thotė me tė drejtė artikullshkruesi, ishin duke qėlluar fraza tė dyshimta kundėr shqiptarėve? Sepse "sparare sull'albanese non era politicamente scorretto; con l'albanese non servivano riscontri, bastava il sospetto di un passante". Ėshtė e vėrtetė, muzika qė i shoqėronte shqiptarėt nėpėr trekėmbėsha mediatikė bėhej nga po nga ato masmedia qė sot mbushin "etere"-n me historitė e balerinėve shqiptarė.
Mirėpo mediat vazhdojnė tė vetėledhatohen ("Che 'Lamerica' l'hanno davvero trovata qui" – thuhet nė mbititull), megjithėse dėshmitė e vėshtirėsive tė pafunda nuk mungojnė. Nė shkrim lexohet: "E' uno dei 25 medici albanesi di Milano. Si č lauretato facendo il barman, lavora 16 ore al giorno", pastaj citohet vetė kardiologu shqiptar, i cili thotė: "Troppe umiliazioni, come ci si puņ integrare davvero se devi aspettare otto, dieci mesi per un rinnovo di permesso di soggiorno?". Mė pas ėshtė i njėjti mjek shqiptar qė nėnvizon se "altrove gli albanesi hanno sfondato di pił". Pra Lamerica kėrkon mund, shumė mund, nuk ėshtė Edeni, nuk ėshtė ajo qė pikturohet, ajo qė thuhet, ajo qė mendohet; dhe mė e rėndėsishmja: Lamerica mund tė jetė gjetiu. Nė rast se ky arsyetim mbijeton nė mendjet plot mirazhe tė kandidatėve pėr emigrantė, nuk ka pėrse tė riprodhohet ende nė mendjet e atyre qė nė Eldorado kanė lindur dhe shkėlqimin ia njohin mė sė miri.
Miti pėr shqiptarėt hodhi rrėnjė dhe u zhvillua falė atij humusi kulturor qė e perceptonte universin nė terma dualistikė: andej ferri kėtej parajsa, andej e keqja kėtej e mira, andej barbarėt kėtej tė civilizuarit. Kjo skemė mitike dyngjyrėshe, qė e koncepton varfėnisht perėndimin si njė oazė tė sė mirės dhe tė progresit etikisht tė konceptuar, rrezikon t'i mbivendoset tė gjitha nuancave tė realitetit njerėzor shumėngjyrėsh; rrezikon gjithashtu tė mbulojė "kuadrin e njėmendtė klinik" tė problematikave qė shqetėsojnė sot shoqėritė perėndimore, shpeshherė pre tė asaj mendėsie qė e sheh respektin pėr njeriun nė funksion tė dhe jo si bazė tė patjetėrsueshme tė bashkėjetesės shoqėrore.
Natyrisht, artikujt pozitivė pėr shqiptarėt janė tė mirėpritur e tė lavdėrueshėm, madje tė domosdoshėm (edhe pse tė vonuar), porse do kishte qenė e udhės qė, sentencat e parakohshme tė llojit "l'albanese č fuori dal tunnel del pregiudizio", tė parapriheshin nga njė rrėmim ndėrgjegjeje nga ana e mediave, "humori" i tė cilave ndikon drejtpėrdrejt nė jetėn tonė, si me stuhitė e djeshme arktike, ashtu edhe me rrezet e sotme pranverore.
Rando Devole
devole@libero.it
Bota
Shqiptare - Gazeta e shqiptarėve nė Itali
|