|
Endėrr me sy hapur - Kohėt kur ambasadat shqiptare nė botė ishin pararoja e tė vetmit vend socialist nė prapavijat e botės kapitalisto-revizioniste kanė perėnduar pėrgjithnjė, megjithatė nė imagjinarin kolektiv shqiptar ambasada, si institucion, mbetet ende e rrethuar nga njė aureolė autoriteti qė i ka rrėnjėt edhe mė tutje se historia e vonė. Shkėlqimi i pėrfaqėsive tona jashtė shtetit u zbeh pas rėnies sė regjimit komunist, ēka nuk ndodhi pėr ėndrrėn e shumė nėpunėsve shqiptarė pėr tė punuar nėpėr ambasadat tona nė perėndim. Pėr pak fatlumė ambasadat janė objektiva tė arritura, pėr disa objektiva tė afėrta, pėr tė tjerė shumė tė largėta, ndėrsa pėr shumė tė tjerė janė krejtėsisht tė paarritshme. Ka edhe nga ata qė nuk i lakmojnė, ose qė janė tė lumtur qė nuk punojnė aty, por kėta konsiderohen paksa tė ēuditshėm, sidomos nė sytė e qytetarėve tė thjeshtė, pėr tė cilėt pas dyerve dhe kangjellave tė ambasadave shqiptare fshihen misteret e respektueshme tė hijes shtetėrore.
Nė tė vėrtetė ambasada nuk ėshtė gjė tjetėr veēse administrata shqiptare e miniaturizuar dhe e transplatuar jashtė shtetit. Veēantia e saj qėndron, ose mė mirė varet, nga kėto dy karakteristika thelbėsore, por nuk mungojnė tė tjera, qė nė momente tė caktuara nuk mbeten dytėsore.
Rrofsh, kasolle qė na mblodhe! -
Edhe nė kohėt mė tė "arta" tė shtetit shqiptar, atėherė kur shteti (i mirė a i keq nuk ka rėndėsi nė kėtė ēast) ishte vėrtet shtet, pėrbėrja e nėpunėsve tė ambasadės ka qenė pėrherė heterogjene. Me fjalė mė tė thjeshta, punonjėsit e saj nuk vinin (vijnė) tė gjithė nga Ministria e Jashtme. Kėshtu, atje brenda mund tė gjeje (gjesh) policin nga Ministria e Brendshme, oficerin nga Ministria e Mbrojtjes, agronomin nga Ministria e Bujqėsisė, sekretarin nga Kryeministria, shoferin e Ministrit X, e kėshtu me radhė. Larmia e "uniformave" bėhet edhe mė ylberore po tė llogarisėsh ish tė papunin, ish aktivistin e partisė aleate, ish daktilografisten e gazetės sė Partisė, ish dashnoren/in e shefit tė madh, ish kunatin e shefit mė pak tė madh dhe ish burrin e motrės sė shefit tė madh fare. Nė kėtė mish mash ruajnė njė farė uniformiteti (pa uniforma) ata qė vijnė nga Ministria e Jashtme, por edhe midis tyre niveli i ndryshmėrisė (kohore, pėrgatitore, prejardhmore, kulturore, shtresore, etj.) ėshtė aq i madh saqė gjynah t'i quash tė njė dikasteri.
A mund tė komandohet lehtė kjo ushtri babilonėsh? Jo. Nuk ishte e lehtė nė kohėn e Dullės, pėrfytyroni nė kohėrat modeste tė dullave tė vegjėl. Pra mjerė ai Ambasador qė i bie nė hise tė drejtojė ndonjė grup bazhibozukėsh, ose e kundėrta, mjerė ata diplomatė qė.
Dikush mund tė thotė se heterogjeneiteti i pėrfaqėsive diplomatike ėshtė njė cilėsi e lindur e kėtyre institucioneve, sepse marrėdhėniet me vendet e tjera janė tė shumėllojshme dhe shtrihen nė shumė fusha. Ashtu ėshtė, por pėrfaqėsitė e vendeve tė tjera nuk janė kaq tė shkapėrdame sa tonat dhe tė paktėn politika (pėrfshi atė administrative) qė i drejton ėshtė mė e njėjtėsuar dhe mė koherente.
Fuēia e ngjeshur me turshi -
Ambasada, pra, qenka njė administratė e tėrė, e presuar dhe e dėrguar "pako postale" jashtė shtetit. Mirėpo, ndryshe nga administrata mėmė, nė mėmėdhe, mjedisi ku duhet tė punojnė e tė jetojnė punonjėsit e ambasadave ėshtė objektivisht dhe subjektivisht i reduktuar. Ambasada ėshtė njė habitat shumė i ēuditshėm, njė farė vrime e zezė, njė vilė e molepsur, njė guvė misterioze, njė vend i denjė pėr botėn e ēudirave tė Lizės, pėr udhėtimet e Guliverit, apo pėr shkopin e Harry Potter-it. Treguesit e barometrit tė mjedisit tė ambasadės janė gjithnjė jashtė norme, sepse nė njė hapėsirė ku nuk ka valvula shfryrjeje tė ekuilibruara trysnia ėshtė pėrherė mė e lartė seē lipset.
Pėrveē kėsaj akustika e pėrfaqėsive diplomatike shqiptare ėshtė tejet e zhvilluar. Aty amplifikohet ēdo gjė: aftėsia, paaftėsia, ndershmėria, pandershmėria, zėrat, nėnzėrat, pėshpėrimat, thashethemet, blerjet, shitjet, shitblerjet, tradhėtitė, besnikėritė, miqėsitė, minifundet, era e trupit, deodorantet, shallvaret, kollaret, paret.
Duhet thėnė se me kalimin e viteve vrimat e shfryrjes janė shtuar, por ambasadat, pėr vetė natyrėn e tyre, mbeten gjithsesi mjedise tė mbyllura, kurse pėrfaqėsitė shqiptare rezultojnė edhe mė tė ngushta pėr shkak tė kushteve ekonomike dhe mendėsisė.
Merrni faktorin "grua". Historikisht, sipas rrėfimeve tė diplomatėve vetė, llafet e grave kanė patur njė peshė tė jashtėzakonshme nėpėr ambasada. Zemėrata e tyre mund tė mbledhė re tė zeza nė qiellin e ambasadės edhe nė mes tė verės, madje nė rast se bėhet fjalė pėr gruan e ndonjė perėndie tė Olimpit, mund edhe tė bėjė gjėmėn. Vetėtimat shkrepėtijnė pėr njė llaf goje, pėr njė bluzė tė bukur, pėr njė buzėqeshje tė keqkuptuar, pėr njė bufe me qelqurina tė shndritshme, pėr njė frigorifer akull tė ri. Ambasada pėr gratė (jo pėr tė gjitha tė kuptohemi, se ka shumė prej tyre qė janė radiatorėt e burrave) ėshtė si toka pėr Anteun. Nė fakt, fuqia e tyre bie kur kthehen nė atdhe, ose kur burri ndėrron punė. Sekreti qėndron tek mendėsia, por edhe tek mjedisi i mbyllur i Ambasadės dhe tek distanca e vogėl nga syri tek gjėrat, sepse syri kur sheh, bėn qė zemra tė plasė dhe goja tė flasė.
"Sheshi Skėnderbe" kundėr "Bregut tė Lumit" -
Qė nga krijimi i shtetit shqiptar ambasadat vuajnė mallkimin e privilegjit dhe pasojat e tij. Puna nė ambasadė, me tė drejtė (ose jo) konsiderohet privilegj nga pjesa mė e madhe e administratės shqiptare. Kuptohet qė arsyet janė kryesisht ekonomike: rroga e mirė, jeta jashtė shtetit, ndonjė pėrfitim i vogėl diplomatik, makina nė dispozicion, dreka darka, dietat, e kėshtu me radhė. Natyrisht, relativiteti nuk vlen vetėm pėr fizikėn e Ainshtanjit: rroga e diplomatėve shqiptarė ėshtė e mirė nė krahasim me nėpunėsit nė Shqipėri dhe diplomatėt e Sierra Leones, jo pėr kolegėt e tyre perėndimorė.
Pasojat e anatemės sė privilegjit nuk dallohen vetėm nė cmirėn e kolegėve tė MPJ nė Tiranė; as nė talljet e tyre kur lexojnė fakse apo e-maile tė ardhura nga ambasadat e kryeqyteteve tė botės. Ato vihen re edhe nė humnerizimin e hendekut qė ndan qendrėn nga periferia. Kjo e fundit konsiderohet shėrbyese e dorės sė dytė, e padenjė pėr gjėra serioze, shkurt jo thelbėsore. Natyrisht, askund nuk do gjendet ndonjė dokument pėr kėtė konsideratė, por fshati qė duket nuk do kallauz. Nė fund tė fundit, ē'kuptim ka pėrdorimi i ambasadave nga ana e Ministrisė sė Jashtme si dispeēeri province apo si agjenci udhėtimi? Diplomatėt shqiptarė, sidomos ata qė janė nė vende kyēe, mund tė ngatėrrohen fare mirė si punonjės areoporti, sepse janė pėrditė atje, nė pritje pėrcjellje Ministrash, zv/ministrash, drejtorėsh, zv/drejtorėsh, deputetėsh, zv/deputetėsh, funksionarėsh, delegacionesh, partiakėsh, grash, prindėrish, motrash, etj. Nė njė farė mėnyre pėrfaqėsitė shqiptare reduktohen nė filiale tė drejtorisė sė protokollit, deri nė atė pikė saqė ndonjė diplomat karriere mund ta ketė mallkuar ditėn e hapjes sė Shqipėrisė ndaj botės: tė paktėn atėherė avioni nga Tirana vinte njė herė nė javė (dhe nė shumicėn e rasteve ishte bosh)!
Thuhet se shumė diplomatė jashtėshtetit ankohen nga autoritarizmi i Ministrisė sė Jashtme, e cila i konsideron si masha zjarri, si shkopa furre, dhe si me tė tilla sillet. Qė kėtej edhe fodullėku i komunikimeve nga ana e qendrės, lėnia nė harresė pėr gjėra tė rėndėsishme, mosdėgjimi i kėshillave, etj. Flamuri i fitores i kalon gjithmonė qendrės, kuptohet, sepse periferia mbetet e tillė, vartėse, e pafuqishme, e harruar, anemike, dhe pėr fat tė keq, po u trajtua gjithmonė ashtu ajo do shėmtohet e do sėmuret mė keq se ē'ėshtė.
Nuk ėshtė sekret fakti qė diplomatėt tanė i marrin vesh gjėrat shumė mė vonė se kolegėt e tyre nė Shqipėri. Njė ambasador i huaj nė Tiranė ha dhe takohet ēdo ditė me anėtarė tė kupolės sė shtetit shqiptar. Atij ia tregojnė tė gjitha: tė lara e tė palara. Po Ambasadori shqiptar nė kryeqytetin evropian apo amerikan? Ai e ėndėrron njė gjė tė tillė me gjithė shpirt dhe kur i ndodh, hyn direkt nė historinė e diplomacisė shqiptare. Nė kėtė mėnyrė periferia periferizohet edhe mė tepėr, ndėrkohė qė ndjenja e tė qėnit i tepėrt e rrėnon mizorisht dinjitetin e nėpunėsit me emrin e padenjė "diplomat".
Konflikti nė administratėn shqiptare acarohet edhe nga alibia e sė resė, ose mė mirė e pseudo-sė resė. Korridoret e ftohta tė ministrive "ngrohen" nga prania e djelmoshave qimebutė e buzėqumėsht, me njė fije mjekėrr dhe me flokė tė llakuar, tė porsadalė nga vezėt e shkollave dhe tė veshur me firma pariziane. Janė tė porsafuturit nė administratė, shpėtimtarėt, shpresėshumėt, ata qė ngrejnė fodullisht vetullėn sepse kanė bėrė njė master e dy seminare jashtė shtetit, ata qė pėrtypin e ripėrtypin formula tė thata tė sė drejtės ndėrkombėtare pa ditur historinė e vendit tė vet, ata qė kėndellen nė avuj kombėtarizmi pa ditur interesat e vendit tė tyre, ata qė fshihen pas gjuhėve tė huaja pa ditur shqip.
Nga ana tjetėr ministria mund tė pėrplasė nė fytyrė njė vandak me argumente pėr punėn e dobėt dhe defektet e ambasadave: mungesė informacioni, informacion i dobėt, shkresa me gabime ortografike, heshtje merhumėsh, interesa private qė pėllasin nga larg, nivel intelektual modest, etj. Ka tė drejtė. Mirėpo po shohim sėrish tė njėjtin film: pula vezėn apo veza pulėn? Pastaj, qendra dhe periferia a nuk janė pjesė e tė njėjtit qytet?
Hidrauliku dhe elektriēisti gjeostrategjik -
Ambasada ėshtė peng i vetvetes dhe i tė tjerėve. E shndėrruar nė parking njerėzish tė paaftė, tė shokėve, miqve, tė harruarve ose atyre qė duhen harruar, ajo merr trajtat e parajsės sė syrgjynosjes, tė qetėsisė sė varrezave, tė lirisė sė periferisė.
Se si rri nė kėmbė struktura e ambasadės ėshtė ende mister, njėlloj si akullorja, as fizikantėt nuk e dinė mirė pėrse kristalet qėndrojnė bashkė e nuk shkrihen menjėherė nėn rrezet e diellit. Problemi ėshtė se pikat e referimit tė pėrfaqėsive shqiptare janė shumė tė ndryshme dhe ē'ėshtė mė e keqja jashtė perimetrit tė ambasadės. Qė nga shoferi e deri tek ambasadori, pothuajse tė gjithė kanė dikė qė i ka sjellė nė atė vend, gati tė gjithė e kanė "ėngjėllin" e tyre mbrojtės. Si rrjedhim, prirjet qendėrikėse shndėrrohen nė rregull; shoferi bėhet i paprekshėm, ashtu si edhe atasheu, ashtu si edhe sekretari i parė, sepse varen nga diku(sh) tjetėr. Nė rast konflikti tė brendshėm, rrezikohet efekti domino, pra qė pėrplasja tė shpėrngulet nė atdhe, atje ku luhen "fijet diplomatike" tė Arianės.
Mungesa e njė stafi administrativ bėn qė diplomatėt tė trajnohen kryesisht nė veprimtari amvisore. Kėshtu ata merren me rrjedhjen e tubave tė ujit, blerjen e orendive zbukuruese, bojatisjen e mureve, pazarin pėr kokteljet e rastit, pastrimin e tapeteve, rezistencėn e boilerave, vajin e automjetit, alkolin e frenave, siguresat e dritave, faturat e dritave, poēat e dritave, etj. etj. Pjesa mė e madhe e energjive tė tyre kalon nėpėr veprimtari dytėsore, pardon, veprimtari dhjetėsore. Ky mekanizėm pervers shfrytėzohet me art nga ata qė duan t'i depersonalizojnė diplomatėt e aftė, t'i ēojnė mė mirė pėr bėrjen e kartvizitave se sa nė njė takim, t'i ēojnė mė mirė tek mekaniku se sa tek njė gazetar. shkurt t'i poshtėrojnė, nė sytė e vetes dhe tė tjerėve.
Nė kėtė mėnyrė niveli i pengmbajtjes sė nėpunėsve tė ambasadave rritet marrakėmbthi dhe sė bashku me tė dukuri tė ulėta si servilizmi, mosbesimi, lajkėsia, pabesia, indiferentizmi, etj. Brenda ambasadės barishtet e frikės sė ndėrsjellė nuk lenė vend pa mbirė. Nė vallen komplekse tė shpotive, heshtjeve, buzėqeshjeve, nėnbuzėqeshjeve, buzėqeshjeve qesėndisėse, nėnbuzėqeshjeve ironike, ose thjesht tė mendimeve, mjafton njė batutė e thjeshtė nė adresė tė gabuar pėr t'u penduar gjithė jetėn.
Me tė thatin digjet
edhe i njomi -
Dyert e pėrfaqėsive shqiptare nė botė janė pėrshkuar nga shumė njerėz tė ditur e tė aftė. Poste me rėndėsi tė diplomacisė janė mbuluar shpeshherė nga intelektualė dhe diplomatė tė zotė, me tė cilėt Shqipėria me tė drejtė ėshtė nderuar dhe nderohet aktualisht. Disa prej tyre, qė mbijetojnė ende nėpėr zyrat diplomatike tė shtetit shqiptar, mund tė na i kenė zili edhe vendet mė tė zhvilluara, pėr aftėsinė, pėrkushtimin, por edhe pėr kulturėn e tyre tė gjerė.
Mirėpo nė njė ambasadė ku nepotizmi tė lidh duart e tė vetmon; ku pėrkohshmėria ta ftoh entuziazmin, sepse pas pak kohe mund tė ikėsh; ku paaftėsia tė paralizon idetė mė tė mira; ku sinergjia ėshtė fjalė pa kuptim; ku temenatė e tė huajve tė shastisin e tė ngrejnė mendjen, sepse kujton se nuk varen nga titulli bosh i kartvizitės; ku negociata nuk pėrbėn mė shtyllėn kurrizore tė punės sė diplomatit; ku institucioni personalizohet e depersonalizohet me shpejtėsinė e lėvizjes sė tokės rreth vetes; ku sindroma e komplotit ėshtė i vetmi karburant qė nuk shteron kurrė; ku thashethemet janė kripa e punės; ku marrja pėr drekė e shefave ėshtė shqetėsimi kryesor; ku veprimtaria matet me numrin e notave verbale tė shkruara, me faqet me informacion bosh, me kafet e pira me tė huajt; ku "ngrihen kėmbėt e i bien kokės"; ku tirania e privilegjit pėrthyhet nė ndjenja faji tek nėpunėsit; ku diplomatėt janė thjesht nėpunės, ose thjesht punonjės, ose thjesht zbatues, ose thjesht pėrcjellės, ose thjesht rrogėmarrės; ku diplomatėt konsiderohen e konceptohen si megafonė tė politikės zyrtare tė radhės; ku fondet nuk mjaftojnė as pėr faturat telefonike; ku muri bėhet i kuq nga goditjet me kokė; pra nė njė ambasadė si kjo nuk ka vend pėr elementėt e dobishėm, pėr nėpunėsit e aftė, pėr intelektualėt e shquar, pėr mendjet e freskėta. Njė ambasadė e tillė ėshtė njė vrimė e zezė e energjive pozitive, njė mjedis neutralizues i nismės, njė kėmishė force e mendėsive tė reja.
Ėshtė afėrmendsh se nė njė mjedis tė tillė elementi intelektual perceptohet si trup i huaj, ndrydhet, asnjanėsohet, flaket. Prirja qė njerėzit e pėrgatitur tė nxirren jashtė, tė dėbohen, tė injorohen, tė fyhen, ėshtė diēka reale, sepse ata mendojnė ndryshe nga sistemi, nuk i nėnshtrohen mediokritetit burokratik, nuk i respektojnė plotėsisht rregullat e tij dhe, meqėnėse nuk njėjtėsohen me tė, sistemi hakmerret, natyrisht kur nuk mund t'i gllabėrojė. Porse Shqipėria, si edhe diplomacia, kanė nevojė sot pėr mendėsi tė reja, bashkėkohore, dinamike, tė pėrgatitura, tė afta pėr tė pėrballuar sfidat e mėdha tė sė ardhmes.
Bota shqiptare
Bota
Shqiptare - Gazeta e shqiptarėve nė Itali
|