Bota shqiptare - Il mondo albanese
Gazeta e shqiptarėve nė Itali
Il periodico degli albanesi in Italia
KUSH JEMI / CHI SIAMO

Bota Shqiptare Viale Tito Livio 8, 00136 Roma Italia tel/fax +39 06 35453074• cel+39 339 3798796• email redaksia@botashqiptare.net

Viti VI i botimit, Nr. 113 - Gusht 2004

BOTA SHQIPTARE del çdo dy javë, në pikëshitjet e e gazetave me shtyp në gjuhë të huaj në të gjithë Italinë
E përmuajshmja e "Botës shqiptare"
24 faqe me ngjyra. Vetëm 1 Euro.
Botimi më i ri i shtëpisë botuese “Bota shqiptare” ringjall titullin e së parës gazetë në gjuhën shqipe, botuar në 1848 në Napoli nga Jeronim De Rada . “Shqiptari i Italisë i 2004-ës vjen pas 156 vjetësh si gazetë kushtuar jetës së mërgimtarëve të rinj në Itali: Personazhe, kronika, udhëtim i djeshëm dhe i sotëm nëpër Itali, informacion mbi ligjet dhe të drejtat tona përgatitur nga avokatë të specializuar. Po aty ku gjeni “Botën shqiptare”: në të gjitha qytetet e Italisë.
Listat e pasaportave
Ke bërë kërkesën për marrjen e pasaportës në konsullatën shqiptare të Romës apo Milanos dhe nuk e di nëse është gati? Kontrolloje në "Bota shqiptare" dhe "Shqiptari i Italisë". Konsullatat shqiptare botojnë vetëm aty listat e plota të pasaportave të gatshme për t'u tërhequr.
Abonohu

abonime@botashqiptare.net

Kush tallet me institute e kulturės shqiptare nėpėr botė?

nga Aurel PLASARI
 

Pėr ne qė e paskėshim ditur se politika kulturore e shtetit shqiptar qenkėsh tagėr i shtetit shqiptar, pėr ne bufonada me krijimin nėpėr kryeqytetet e botės tė "instituteve tė kulturės shqiptare" simbas qejfit kryekėput privat tė dokujtdo sipėrmarrės me pasaportė shqiptare dhe lejeqėndrim europian, ėshtė njė zhgėnjim. Nga Ministria e Punėve tė Jashtme nuk njihet ndonjė reagim publik ndaj sipėrmarrjeve tė tilla dhe produkteve "institutėrore" pėrkatėse. As nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Dhe, pėrgjithėsisht, as nga Kėshilli i Ministrave i Republikės sė Shqipėrisė. Ta kenė bėrė "dalje jashtė", vallė, politikėn kulturore tė shtetit shqiptar nė rrafshin ndėrkombėtar? E miratojnė kėtė farė "praktike moderne"? E tolerojnė? Apo thjesht, bėjnė sikur nuk e shikojnė? Apo rreken ta lėnė kėtė "praktikė moderne" tė kalojė nė heshtje, derisa ēėshtja e inciativave tė tilla tė bėhet faīt accompli dhe, njė ditė prej ditėsh, ato tė zėnė tė thithin e tė pėrthithin "donacione" nga fondet publike tė shtetit shqiptar? E kam fjalėn: tė thithin e tė pėrthithin fonde tė taksapaguesve shqiptarė pėr nisma kryekėput private, tė cilat do t'i takonte shtetit t'i konceptonte, themelonte, organizonte, administronte dhe kontrollonte?
Pikėrisht prej shembullit italian njihet tanimė edhe te ne modeli i "instituteve italiane tė kulturės", konceptuar, themeluar, organizuar, administruar dhe kontrolluar nga shteti italian; pėrfytyroni pak sikur njė dokujtdo qytetar italian muhaxhir nėpėr botė t'i ngrihej zogu i qejfit e tė themelonnte njė "institute tė kulturės italiane". Kush do ta lejonte? Nė Shqipėri, fjala vjen, ka njė numėr jo tė vogėl qytetarėsh italianė, boll tė nderuar, tė ardhur e tė vendosur kėtu privatisht, me frymė iniciative ndoshta edhe mė tė ngritur nga ajo e shqiptarėve tanė nė Itali, por ata shėrbejnė aty tek u lejon kuadri ligjor i tė dy shteteve: kush prodhon skarpina, kush shėrben si kuzhinier te restorant "Piazza" dhe kėshtu me rend. Po sikur qytetarėve francezė, qė gjenden aneskaj botės, t'u shkrepte ylli i iniciativės pėr tė ngritur nga njė "institut tė kulturės franceze" aty tek ndodhen, mendoni se do ta lejonte kėtė Republika Franceze? Republika zulmėmadhe Franceze, me gjithė "lirinė", "barazinė" dhe "vėllazėrinė" e saj?
Mos vallė nga ana e shtetit shqiptar ėshtė vendosur qė konceptimi, themelimi, organizimi, administrimi dhe kontrollimi i "instituteve tė kulturės shqiptare" nėpėr botė (tanimė kanė mbirė jo vetėm nė Itali, por edhe nė Zvicėr, deri nė ShBA) t'i lihet nė dorė "iniciativės private"? Por: kush e ka vendosur kėtė? Dhe ku? Dhe kur? Me ē'ligj ose me ē'vendim? Dhe: pėrse nuk u ėshtė bėrė e njohur kjo qytetarėve shqiptarė, pėr mos me thėnė neve qė kėndojmė kur-e-kur edhe Fletoren Zyrtare? Nėse jo, si tolerohet njė praktikė e kėtillė? Njė gjėsend kaq i parėndėsishėm tė qenkėsh "politika kulturore e shtetit shqiptar", posaēėrisht nė rrafshin ndėrkombėtar, sa atributet e saj tė braktisen nė dorė tė "iniciativės private"? Nė qoftė kėshtu, atėherė sė paku tė bėhet tejdukshmėri (transparencė nė gjuhėn shqipe nr. 2) pėr kėtė shpikje tė re gjeo-politiko-kulturoro-diplomatike, dhe tė mos na mbetet tė mėsojmė pėr shpikjen nė fjalė rastėsisht, nėpėrmjet shtypit tė botuar jashtė.
Lexuesin e gazetės e ftoj tė lexojė fillimisht njėrin nga shkrimet, qė kallėzon njė prej tipologjive tė kėsaj "shpikjeje" tė re dhe qė ka tė bėjė vetėm mer rastin e Italisė*. Pėr "institutet" e tjera, mė vonė: me radhė e me sėrė t'i pikturojmė tė tėrė.
Autori ėshtė Drejtor i Bibliotekės Kombėtare, Tiranė

 


"Institutet e Kulturės janė projekt dhe detyrė e Ministrisė sė Jashtme. Puna e filluar ėshtė lėnė nė mes"
Ish-kryeministri dhe ministri i punėve tė jashtme Ilir Meta flet pėr Bota Shqiptare:

"Problemi i instituteve kulturore tė shtetit shqiptar nėpėr botė ka qenė njė ndėr pikat e nismuara prej meje gjatė kohės qė isha ministėr i jashtėm. Mė vonė diēka ngeci, e me ikjen time nuk di ē'u bė mė." Ilir Meta ka ndjekur nė shtypin shqiptar debatin e hapur nga Bota shqiptare mbi uzurpimin e emrit tė njė institucioni kulturor si "instituti i kulturės" nga disa shoqata shqiptare nė Itali. "Hapja e njė instituti kulture ka qenė parashikuar pikėrisht nė Romė, krahas nismės pėr tė ndarė njėkohėsisht edhe ndėrtesėn e ambasadės nga ajo e konsullatės" thotė Meta pėr Bota Shqiptare. "Modeli ėshtė i gatshėm sipas instituteve tė Kulturės italiane qė koordinojnė dhe nxisin promovimin kulturor tė vendit tė tyre nė bazė tė njė politike shtetėrore kulturore nga njerėz tė kualifikuar qė do tė pėrcaktoheshin nga radhėt e diplomacisė apo tė kulturės shqiptare. Mbetej vetėm tė merrej me qera njė ndėrtesė dinjitoze qė t'i pėrgjigjej qėllimit". Ngeci ngaqė shteti shqiptar s'ka tė holla? "Aspak e vėrtetė, thotė Meta, fondet gjehen lehtė. ēėshtja mbetet tek dėshira e organizimit dhe ndjekja e problemit. Me ikjen nga ministria e jashtme nuk di ē'ėshtė bėrė me projektin e instituteve tė kulturės"

Bota Shqiptare - Gazeta e shqiptarėve nė Itali


Main Menu

LIBRA

Shqiperia nje dhe njemije
Indro Montanelli, Albania una e mille. G.B. Paravia & C., 1939
në shqip nga Aurel Plasari

“Bota Shqiptare” ka botuar të plotë njërën prej punëve “të fshehta” të princit të gazetarisë italiane Indro Montanelli. Në përkthimin mjeshtëror të Aurel Plasarit lexuesit i jepet mundësia të njohë librin në “premierë” para botimit të vëllimit që po përgatitet nga Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit.



(ndarja e kapitujve është sipas botimit në gazetë)


Bota Shqiptare-Il Mondo Albanese. ISSN 1720-3678. Associato a USPI, Unione Stampa Periodica Italiana.
Për përdorimin e materialeve të këtij siti lutemi kontaktoni redaksia@botashqiptare.net