|
Derė e madhe me ēekiē - Tentativė pėr azhurnim
tė njė pamfleti
Shqiptarėt po ngrenė klub ndė ēdo anė, ndė ēdo qytet, ndė ēdo katund, brenda ndė Shqipėri dhe jashtė Shqipėrisė
Mbase shumė shqiptarė nukė dinė se ē'domethėnė kjo fjalė klub (Club). Meqėnėqė dhe unė jam nga kėta shqipėtarė tė paditur, mora njė ditė njė fjalor dhe pashė se kjo fjalė qėnka pėrdorur ndė ballė fare nga englezėt dhe rrėfeka njė mbledhje miqsh pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė, duke paguar gjithkush pes' e nga pesė. Klub qėnka pra njė gosti, njė drek' a njė darkė me refene."
E shkruante ēajupi rreth 100 vjet mė parė nė pamfletin e tij tė famshėm Klubi i Selanikut. Mund ta nėnshkruante edhe sot, kur shqiptarėt "ndė Shqipėri" e jashtė saj vazhdojnė tė ngrejnė klube e shoqata. E, pasi u ngopėn me to, tani kanė marrė pėrsipėr tė ngrejnė edhe institute. E jo institute dosido, por institute "kulture". Brenda dy javėsh, mė thonė, nė Itali hapen dy tė tilla. Njėri nė Romė, e tjetri nė Frosinone.
Meqėnėqė edhe unė hyj ndėr ata shqiptarė tė paditur qė, pasi e kanė mėsuar falė ēajupit ē'do tė thotė klub, ende nuk e di ē'do tė thotė "institut" mora po ashtu njė fjalor dhe pashė se kjo fjalė qenkėsh mashkullore dhe se shumėsin e bėnkėsh "institute" e se qenkėsh njė "shkollė e lartė qė pėrgatit specialistė", se qenkėsh edhe "qendėr pėr kėrkime e studime shkencore nė njė fushė tė caktuar, me disa sektorė, me laboratorė etj". Kaq mė thotė fjalori qė ma shembullon shpjegimin me Instituti i Lartė, Instituti Bujqėsor, Instituti i Arteve, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Instituti i Perimeve dhe i Patates. Edhe pse kėtė tė fundit nuk e mora vesh pse i ndante perimet nga patatet, nuk gjeta gjėkundi njė fjalė mbi ndonjė institut "kulture", por meqė jetoj nė Itali dhe ēoku lėēis ndopak edhe nė gjuhėn italiane, shkova e kėrkova dhe gjeta se "istituto di cultura" (dmth "institut kulture", pėr kė nuk ka arritur ende tek kjo faqe e kėndimit tė gjuhės italishte) na qenkėsh njė "ent publik, i varur nga Ministria e Punėve tė Jashtme Italiane, pa qėllime fitimi e qė ka si synim promovimin e kulturės e tė gjuhės italiane nė botė." Njė e njė bėjnė dy, zėvendėsova "italiane" me "shqiptare", e menjėherė kuptova se institutet e kulturės tė hapur nė Romė e Frosinone nuk mund tė ishin frymėzuar nga Instituti i Studimeve tė Perimeve dhe Patates, por nga Institutet Italiane tė Kulturės.
Ashtu si ēajupi qė, kur kupėtoi mirė ē'na tregon fjala klub, deshi tė kuptojė edhe qėllimin e klubit qė vendosnin shqiptarėt, edhe unė, me ta bėrė sikterr nga mendja institutin e perimeve dhe patates pėr t'i thėnė bujrum institutit tė kulturės, i vura vetes tė njėjtėn pyetje qė mė kish mėsuar ēajupi: "Ky qėllim ėshtė i bashkėt a i veēantė? I 'tdhetartė, i vlertė, a i dėmēim?" "Punė fort e rėndė", vazhdon ai, "dhe, duke ndenjur kėtu ndė Misir, ndė mes t'arapėve e t'arapkave, ndė pikė tė vapės, kupėtova qė s'i apij dot funt kurrė. U ngresh, pra, dhe ika nga Misiri dhe vajta ndreq ndė Selanik, ku me vrap kėrkova dhe gjeta vendin tek gjendet Klub' i Shqipėtarėvet."
Mua m'u desh mė pak udhė, meqė nuk jetoj nė Misir por nė Romė, dhe meqė institutin kanė patur mirėsinė ta bėjnė pikėrisht ku jetoj unė e jo nė Selanik. Atė tė Frosinones, thashė, po e le pėr njėherė tjetėr. Ē'tė marr udhėn, nė Romė vapė s'ėshtė, arapka s'ka!
Ndė tė dukur instituti ishte si mos mė mirė. (Ēajupit, "ndė tė dukur" ai i Selanikut i ishte bėrė "si mos mė keq o zot".) Mbi derė njė pllakė e artė shkruante "Istituto di Cultura Albanese" e unė u ngrefosa me veten se nuk isha i papėrgatitur se ē'do tė thoshte. Njerėzia venin e vinin. Me kamarierė tė veshur me tė bardha. (Ku ma ke, o Andon djali, klubin e pistė tė Selanikut, kėtu jemi nė Romė! )
Njėqind vjet para njėqind vjetėve kur ēajupi u ngrit e vajti nė Selanik, paskėsh qenė edhe njė klub i quajtur "Klub i tė liqve". Qė tė bėnėshej anėtar, duhej tė jeshe fort i shėmtuar, me fytyrė tė ndyrė, i ēalė, i verbėr, dorac, i belbėr, memec, kurrisdalė, veshgjatė etj. Mė vonė u vendosnė klube dhe pėr punė tė pulitikės, domethėnė njerėz qė kanė njė palė mend a njė qėllim tė bashkėt, mblidhen e mirren vesh, paguajnė nga pes' e nga pesė, punojnė dhe lakmojnė pėr kėtė e pėr atė qėllim pėr tė cilin bashkohen bėnen shokė. Ky ku isha unė tani nuk ish klub, as i tė liqve as i politikės, por institut, e kush nuk mė beson tė shkojė e tė lexojė targėn qė lexova me tė hyrė nė derė, tė kapėrcejė derėn e tė shohė se kanė bėrė punė tė mirė duke blerė kolltuqe e karreklla e tavolina (si drejtkėndore ashtu edhe vezake), kanė vėnė ndė mure piktura me ngjyra tė ndezura tė njė piktori tė talentuar, qė unė, si i paditur edhe nė pikturė pėrveēse nė gjuhėsi, nuk kam ditur t'i kushtoj vėmendjen e duhur. Shtiva sytė mė tė katėr anėt e klubit, (pardon, institutit) mos shohė nonjė librė a nonjė gazetė shqip. "Asnjė, pėr zonė" nuk gjen Andoni ndė klub tė Selanikut. Kėtu ka njė fletore ndė shqip. Miss Albania in Italia, shkruan. Gjej edhe libra, jo pak por dymbėdhjetė nė njė raft: Enci-clo-pe-dia-ita-liana-della-Re-pubb-li-ca mezi e lėēis nga larg. Ėshtė ajo qė shitet me njė gazetė e qė unė s'e kam mbledhur dot tė tėrėn. Raftet e tjerė janė bosh por, bėj zemrė, do tė mbushen, sot enciklopeditė i blen me shumė gazeta. Matanė dy flamuj, shqiptar e italian.
Bėra nga dera ku duart e anėtarėve tė mbledhur u pėrpoqnė me njė tė madhe trokėllimė. Ndėnja dhe unė ndė njė bri, tė ndėgjoja. Fjalė tė menēura, urime, pėrshėndetje, ta gėzojmė institutin. Duhet tė jetė punė e mirė fort pėrderisa ėshtė shkulur tėrė ambasada shqiptare nė Romė. Pastaj flet edhe drejtoresha e Institutit tė kulturės. Unė kujtoj se ėshtė mjeke pasi gjithandej i shoh tė shkruar emrin me "Dottoressa" pėrpara por pastaj mė thonė se ėshtė agronome dhe "dottoressa" do tė thotė qė paskėsh mbaruar shkollėn e lartė tė agronomisė. Institutin Bujqėsor? (E di nga shembulli i fjalorit, por s'di pse mė kthehet prapė ndėr mend ai Instituti tjetėr i perimeve komunitare dhe patateve sektariste.) Kultura nuk njeh kufij mė thonė, rėndėsi ka qėllimi. (Qėllim i bashkėt a i veēantė? I 'tdhetartė, i vlertė, a i dėmēim? Punė fort e rėndė... - kumbon Andoni). Por ai e ka fjalėn pėr "klub" ndėrsa ky nuk ėshtė klub, as shoqatė, ėshtė "institut". Njė gojė e ligė qė rri nateditė me mua (e qė duhet t'i pėrkasė klubit tė tė liqve tė Anglėterrės) mė pėshpėrit ndė vesh, ama, qė "instituti" i tanishėm i hapur nga doktoresha drejtoreshė ėshtė bėma e fundit pas hapjes tė para disa viteve tė njė "klubi shqiptarėsh" me emrin Skanderbeg, ku ashtu si nė fjalorin e mikut tim Andon Zako, njerėzia mblidhej "pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė, duke paguar gjithkush". Te klubi i atėhershėm i doktoreshės pihej raki e mirė shqiptare, haheshin qofte, dhe, pėr pėrhapjen e kulturės shqiptare edhe "ndė italianė" shiheshin filxhanėt nga fallxhore doc shqiptare. Kulmin e suksesit, ama, e kishte pas orės dhjetė kur premtohej "la danza del ventre", tradicionalisht shqiptare! Unė vetė s'e kam parė ndonjėherė kėtė tė fundit por e kam lexuar, bashkė me reklamimin e parjes sė filxhanit, nė ato fletėpalosjet qė merrja kur shkoja tė pija njė gotė raki ndė shqiptarė e tė shihja ku mblidheēin se ashtu ma donte puna ime e mallkuar.
Kanė kaluar mėse pesė vjet qė atėhere dhe drejtuesit e tanishėm tė "institutit tė kulturės shqiptare" e lanė klubin pėr tė shpallur mė pas njė shoqatė emėrmadhe "Centro Internazionale per le Relazioni Culturali" (qė ka tė njėjtėn adresė mė "institutin e kulturės" ) dhe qė do tė merret me organizimin e Miss Shqipėrisė nė Itali. Pastaj vjen instituti i kulturės, qė do tė merret edhe ai me organizimin e Miss Shqipėrisė. Rigorozisht "trade marked". Thua t'i kenė vėnė trade mark edhe emrit "istituto di cultura albanese". Larg qoftė, kėshtu nuk do tė lejonin me dhjetra shoqata tė tjera nė Itali tė bėnin kalimin cilėsor emėror klub-> shoqatė-> institut kulture. E ē'ka emri, thotė njė poet i madh. Asnjė rėndėsi, veē pėrfaqėsimit. E mė vjen ndėr mend njė fjalė e urtė elbasanase, "Derė e madhe me ēekiē, kur hyn brenda s'gjen gjė hiē". Bashkė me kumbimin e pėrhershėm tė fjalėve tė mikut Andon: "Qėllim i 'tdhetartė, i vlertė, a i dėmēim?"
Punė fort e rėndė...
Andon Zako ēajupi dhe unė.
Bota
Shqiptare - Gazeta e shqiptarėve nė Itali
|